Të gjitha gjërave të mira ju vie fundi dhe kjo ndodh edhe për 4 herë MVP në NBA, LeBron James i cili si duket sivjet nuk do të jetë në mesin e 5 basketbollistëve më të vlefshëm në ligë!
Ky realitet i hidhur për basketbollistin i cili ka dominuar në tërësi në dekadën e fundit erdhi në këtë stinor, i cili është i 16-i në NBA.
Gjasat e ekipit të tij, Los Angeles Lakers për të siguruar një vend në play off pothuaj janë shuar që do të thotë se edhe mundësia e James që për të 13-ën herë të jetë në garat përfundimtare janë shuar.
Se ky ishte një vit i dështuar për “mbretin” James, vërteton fakti se ai për herë të parë pas 8 viteve nuk do të jetë në finale.
LeBron James si duket nuk do të jetë as në top 5 basketbollistët më të mirë në NBA. Për herë të fundit kjo ka ndodhur në vitin e tij të parë në NBA më 2002-2003 kur përfundoj në vendin e 9-të ndërsa në të 6-in një vit më vonë derisa pas këtyre dy viteve debutuese ai gjithmonë ishte në “top 5”.
Mirëpo interesant është fakti se James megjithatë ka statistika marramendëse individuale, është suksesi ekipor ai i cili e ka lënë pas në këtë listë.
“King James” deri më tani ka luajtur me mesatare 27.4 pikë për ndeshje, 8.6 kërcime dhe 8 asistime, që janë statistika më të mira se sa mesatarja e tij e përgjithshme në karrierë (27.2 ppn, 7.4 krc, 7.2 ast).
Tifozët e LeBron James, dështimin e Lakers e mbështesin në faktin se superylli i tyre mungoi në 18 ndeshje pas lëndimit që pësoj në duel me Golden State Warriors në fund të vitit të kaluar. Kjo teori gjithsesi mund të jetë e vërtetë, mirëpo si duket nuk është e mjaftueshme për t’i siguruar një vend në top 5.
Është e quditshme se pikërishtë në këtë edicion kur LeBron James kaloi në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA, idhullin e tij Michael Jordan (që mbante vendin e 4-të), nuk do të jetë i pranishëm në play off.
Edhe pse James nuk është dorëzuar sa i përket performancës së tij individuale, gjërat në NBA funksionojnë ndryshe, ai suksesit të tij numerik individual duhet t’ia bashkangjet edhe suksesin ekiporë dhe këtë më së miri e di vet LeBron James!
- Giannis Antetoukunmpo, Milwaukee Bucks
Gjiganti grek është i pari në listën për MVP. Ai deri më tani ka mesatare prej 27 pikë për ndeshje, 12.6 kërcime, 5.9 asistime, 1.4 topa të vjedhur dhe 1.3 bllokada, ndërsa skuadra e tij Milwaukee Bucks ka rekordin më të mirë në NBA me 53 fitore e 19 humbje.
- James Harden, Houston Rockets
MVP i vitit të kaluar, James Harden është duker luftuar kokë më kokë me gjigantin grek, Giannis, ndërsa aktualisht është në vendin e dytë në këtë listë me mesatare 36 pikë për ndeshje, 7.5 asistime, 6.5 kërcime dhe 2.2 topa të vjedhur.
Edhe suksesi i ekipit të tij Houston Rockets nuk është duke munguar. Aktualisht “raketat” mbajnë vendin e 3-të në perëndim me 45 fitore e 27 humbje.
Ju kujtojmë se mbrëmë, “mjekrroshi” Harden shënoj 57 pikë kundër Memphis Grizzlies
- Paul George, Oklahoma City Thunder
Në vendin e 3-të të listës aktuale për MVP, kemi Paul George, i cili ekipin e tij Oklahoma City është duke e mbajtur në luftë për vendin e 3-të në konferencën perëndimore duke shënuar nga 28.2 pikë për ndeshje, 8.1 kërcime, 4.1 asistime dhe 2.2 topa të vjedhur.
George në këtë listë është para “snajperistit” më të mirë që ka parë ndonjëherë NBA, Stephen Curry i Golden State Warriors.