Vetëm pakë orë para fillimit të ndeshjes së fundit të këtij edicioni, i cili mund të konsiderohet si i dështuar, një lajm i papritur vjen nga kampi i Los Angles Lakers.
Presidenti i klubit, legjenda Magic Johnson, në një konferencë të papritur ka paraqitur dorëheqjen e tij nga posti i të parit të klubit të cilin e morri në shkurt të vitit 2017.
“Dua të tërhiqem dhe të zbavitem më shumë”, ka qenë shumë i shkurtër në këtë konferencë Johnson.
Lakers para duelit të fundit që do ta kenë kundër Portland Trail Blazers, deri më tani kanë shënuar 37 fitore dhe 44 humbje, ndërsa vitin e kaluar kishin pothuaj të njejtin rekord me 35 fitore e 47 humbje.
Që nga viti 2013 Los Angeles Lakers nuk ka arritur të depërtoj në play off!