Basketboll

ISTOGU FITON DRAMËN NDAJ MH PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu e ka fituar përballjen derbi të xhiros së shtatë në Ligën e parë, ndaj skuadrës së MH Prishtinës.

Ekipi nga Istogu me po të njëjtin emër, ka triumfuar në udhëtim tek skuadra e Marigona Hill Prishtinës me rezultat të ngushtë, 71-74.

Ndeshja ishte shumë e ngushtë që nga fillimi me mysafirët nga Istogu që e kontrolluan tempon në pjesën e parë, duke i fituar dy periodat fillestare()18-21, 17-24), ndërsa në pjesën e dytë, lojtarët vendas u këndellën dhe arritën që ti fitojnë dy periodat e fundit, por jo me rezultatin që ju sillte fitoren(15-13, 21-16) edhe pse u munduan deri në sekondat e fundit, lojtarët e Istogut u mbajtën në lojë dhe triumfuan në fund.

Tre lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Istogut sonte, Mirlind Zekaj me plotë 35 pikë, i ndihmuar edhe nga Diamant Shabani me 17 pikë e 13 kërcime, si dhe Labinot Kelmendi me 11 sosh.

Tek MH Prishtina s’mjaftuan për fitore, Visar Ejupi me 23 pikë, Edin Peci me 15 pikë e Shpat Mustafa me 11 sosh.

Pas xhiros së shtatë, Istogu edhe pse ka fituar përballjen ndaj MH Prishtinës gjendet në pozitën e katërt me 11 pikë, 5 fitore e 1 humbje, si dhe 1 ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa, MH Prishtina gjendet në pozitën e tretë me 12 pikë, 5 fitore e dy disfata.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.