Basketboll

REPREZENTUESI I NATYRALIZUAR I SHQIPËRISË, TRANSFEROHET TE 8 HERË KAMPIONI I EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare të basketbollit, Dallas Moore ka vazhduar me ngritje të madhe në karrierën e tij.

Moore është transferuar në kampionatin rus, tek skuadra 8 herë kampione e Euroligës, CSKA Moska, por vlen të ceket se ai nënshkroi marrëveshje afatshkurtër me rusët.

Kontrata me Moore është e vlefshme për muaj e gjysmë me mundësi vazhdimi deri në fund të sezonit. Dallas do të bashkohet me ekipin rus më 4 shtator në një kamp stërvitor në Belek të Turqisë.

CSKA Moska aktualisht është skuadër e suspenduar nga bordi i Euroligës, si rezultat i luftës që shteti i Rusisë ka nisur për pushtimin e padrejtë të Ukrainës.

Në stinorin e fundit, reprezentuesi i natyralizuar i Shqipërisë luajti te Partizani i Beogradit me të cilët u paraqit në Eurocup dhe ABA Ligë dhe pati paraqitje mjaftë të mira.

Fundori amerikan deri tani e ka përfaqësuar Shqipërinë në disa gara ndërkombëtare.

Që nga nisja e karrierës profesionale, Moore ka udhëtuar mjaftë nëpër botë si lojtar, pasi luajti në tre kontinente të ndryshme (Evropë, Azi dhe sigurisht në Amerikë të Veriut).

Ai ka luajtur më parë profesionalisht në Kinë (Long Lions), Francë (JSF Nanterre), Izrael (Hapoel Tel Aviv) dhe Itali (Pesaro dhe Torino).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.