Basketboll

Rahoveci dhe Vëllaznimi e hapin sot xhiron e 23-të

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot hapet xhiro e 23-të e elitës së basketbollit kosovar me ndeshje mjaftë interesante.

Dueli i parë i ditës zhvillohet në “Mizahir Isma” mes Rahovecit dhe Vëllaznimit.

Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje. Për të dy skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme do të garojnë deri në fund për fitore.

Dueli fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në KSport 1 në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.