Basketboll

Trepça më vështirë sesa priti ndaj Rahovecit, por ruan formën perfekte para derbit me Prishtinën

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e a vazhduar formën e lartë edhe në këtë xhiro të elitës së basketbollit kosovar.

Mitrovicasit triumfuan në shtëpi ndaj Rahovecit me shifrat finale 79-73.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i barabartë me dy ekipet që mbyllën çerekun e parë baraz 16-16, derisa në çerekun e dytë, Trepça u tregua më e mirë (30-19) dhe shkoi në pushim me 11 pikë dallim 46-35.

Në pjesën e dytë, çereku i tretë ishte shumë i ngushtë (15-14), gjersa në periodën e fundit mysafirët tentuan rikthimin me fitimin e periodës së katërt (18-24), por që deficiti nga periudha e dytë ishte vendimtar për fundin e takimit.

Pesë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Trepça sonte Mikaile Tmusiq (16), Jamel Artis (16), Drilon Hajrizi (15), Will Daniels (12) e Ken Brown (11).

Te Rahoveci sonte me lojë të mirë u dalluan, Igor Chumakov me 23 pikë, Edmond Kryeziu me 14 e Visar Ejupi me 13 sosh.

Pas 24 xhirove, Trepça pozicionohet e 4-ta me 15 fitore e 9 humbje, ndërsa Rahoveci mbetet i fundit me 3 fitore e 21 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Sigal Prishtinës e Rahoveci e pret Bashkimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.