Basketboll

Prishtina e fiton derbin ndaj Trepçës, Gençoglu njoftohet me humbjen e parë në Kosovë

Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin e javës së 25-të në Prince Caffe Superligë, duke mundur Trepçën me rezultat 78:75 (20:24, 16:19, 23:17, 19:15).

Çereku i parë ishte interesant, ku mitrovicasit kishin epërsi deri në shtatë pikë, 10:17, por vendasit me një seri prej 7:0 barazuan shifrat në 17:17, ndërsa kjo pjesë përfundoi 20:24. Mysafirët vazhduan me lojë të mirë, duke ngritur epërsinë në 30:41, ndërsa pjesa e parë përfundoi 36:43.

Periudha e tretë ishte interesante, ku ‘Xehetarët’ u shkëputën në 14 pikë, 46:60, por prishtinasit me një seri të jashtëzakonshme prej 13:0, afruan rezultatin në 59:60. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë interesant dhe dramatik. Deri në fund u luftua për fitore, ndërsa vendimtar ishte një treshe nga Both Gach për 77:75, ndërsa Sigal Prishtina triumfoi 78:75.

Te vendasit më i dalluari ishte Derrick Wilson me 14 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, kurse te mysafirët më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 23 pikë e pesë kërcime.

Bardhekaltrit kanë 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ 15 fitore e dhjetë humbje.

Komentet janë të mbyllura.