Basketboll

Prishtina sot ndaj Szczecinit në Poloni, për fitore dhe shkruajtur historinë e radhës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra jonë kosovare, Sigal Prishtina sot e zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të stinorit.

Kryeqytetasit kanë udhëtuar drejt Polonisë dhe sonte mbrëma ndeshen me ekipin e ”King Szczecin”, për të arritur fitore dhe për të kaluar në ”Final Four”.

Ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe njoftim për transmetim nuk ka ende, por ne do t’ju mbajmë të informuar.

Në ndeshjen e parë të dyja ekipet luajtën baraz (64-64), për shkak se gjithçka vendoset sonte me koshaverazh.

Me një fitore eventuale qoftë edhe minimale, Prishtina kalon në “Final Four” të kësaj gare prestigjioze.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.