Basketboll

Zyrtare: Adis Beqiragiq trajner i Trepçës

Prishtinë(AsistiOnline) – Adis Beqiragiq është zyrtarisht trajner i skuadrës së Trepçës.

Është faqja zyrtare e klubit mitrovicas, që ka bërë publik lajmin për zyrtarizimin e trajnerit boshnjak në radhët e tyre.

Mirë se vjen Adis Bećiragić ⚒
Të nderuar tifozë.

Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Adis Bećiragić është trajner i ri i skuadrës sonë. Bećiragić është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm. Është edhe pëzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës.

Mirë së vjen në familjen gjelbër e zi, z.Bećiragić“, shkruan njoftimi i klubit mitrovicas.

Në tri edicionet e fundit, Beqiragiq ka qenë trajner i Golden Eagle Yllit dhe ka fituar dy tituj kampioni, një herë Ligën Unike e një herë Superkupën e saj.

Beqiragiq ka qenë edhe trajner i Pejës, duke fituar Kupën e Kosovës me ta.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.