Basketboll

Shkolla e basketbollit Pressing sjell në Kosovë trajnerin e mirënjohur kroat – Daniel Lutz

Prishtinë(AsistiOnline) – Shkolla e basketbollit Pressing, po vazhdon me risi interesante për grupmoshat e reja që kanë zgjedhur basketbollin si sport të preferuar për aktivitet fizik.

Gjatë kampit një javor që do ta mbahet në qytetin e Pejës, nga 25 qershori e deri më 1 korrik, drejtuesit e kësaj shkolle, Bujar Loci e Vigan Radoni, do të sjellin në Pejë edhe trajnerin e mirënjohur kroat, Daniel Lutz.

Lutz do të qëndrojë në qytetin e Pejës për aq kohë sa zgjatë kampi i organizuar nga SH.B Pressing, pra për afro një javë rresht.

Të kujtojmë se kjo shkollë edhe vitin e kaluar e organizoi një kamp të tillë, duke sjellë në Kosovë trajnerin tjetër kroat, Rudolf Jugo.

Lidhur me ardhjen e Lutz në Pejë, SH.B Pressing ka lëshuar edhe njoftim zyrtar:

Maestro Daijel Lutz is back!

Trajneri që la gjurmë të pashlyeshme, kroati Danijel Lutz për një javë do të qëndron në qytetin e Pejës.

Nga 25 qershori deri më 1 korrik, ish trajneri i KB Peja do të jetë pjesë e kampit që organizohet nga Shkolla e basketbollit Pressing.

Prindë të dashur, mos e lëshoni këtë rast!
Rezervoni datat, 25 qershor – 1 korrik!

Mund të jetë një imazh i 1 person, Duke luajtur basketboll dhe teksti që thotë "MHILA E PASKETEUO PRESSING ZYRTARE Maestro Danijel Lutz is back! Trajneri që la gjurmë te pashlyeshme, kroati Danijel Lutz per nje jave do të qendron në gytetine Pejes. Nga 25 qershori deri mẽ 1 korrik, ish trajneri KB Peja do të jete pjesë e kampit që organizohet nga Shkolla e basketbollit Pressing. Prindë të dashur, mos e leshoni këtë rast! Rezervoni datat, 25 qershor korrik! f Shkolla e basketbollit Pressing shbpressing hbpressing nr.kontaktues +383 049 750 455"

 

Komentet janë të mbyllura.