NJEJTË EDHE TE TREPÇA – LIROHEN TRAJNERI DHE TË HUAJT
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas situatës së fundit me Pandeminë – KoronaVirus, largimeve nga skuadra nuk ju ka shpëtuar as skuadra tjetër elitare e Trepçës, shkruan AsistiOnline.com
Në fakt “xehtarët” kanë liruar nga skuadra trajnerin Neven Plantak, si dhe lojtarët e huaj. Njëri nga ta(Malik Irwin) tashmë ka udhëtuar drejt shtëpisë në SHBA, ndërsa trajneri dhe lojtarët e tjerë pritet që të nisen nesër, ka mësuar ekskluzivisht, AsistiOnline.com
Trepça ju bashkohet skuadrave, si Bashkimi e Rahoveci, që kanë liruar nga skuadra lojtarët e huaj, por një gjë të tillë shumë shpejtë pritet ta bëjnë edhe skuadrat e tjera nga Superliga e Basketbollit të Kosovës.
AsistiOnline.com do t’ju informojë edhe për masat e klubeve të tjera, pas gjendjes së jashtëzakonshme e cila po mbretëron në vendin tonë, por edhe në mbarë botën nga pandemia – KoronaVirus.
Komentet janë të mbyllura.