KAPITENI I TREPÇËS FLET NGA KARANTINA – MESAZH TË VEÇANTË DREJTUAR QYTETARËVE(VIDEO)
(VIDEO + LAJM) Kapiteni besnik i Trepçës me mesazh të veçantë drejtuar qytetarëve...
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe kapiteni besnik i skuadrës mitrovicase Trepça, Valdrin Haxhiu është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.
AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Valdrinin i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.
”Përshëndetje të gjithëve, Unë jam kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu. Siç e dini tashmë Pandemia Botërore – Covid-19 ka arritur edhe në vendin tonë duke sjellur me vete edhe ndryshimin e jetesës tek ne sportistët. Personalisht këto ditë jam duke i evituar maksimalisht daljet e panevojshme, duke i zëvendesuar ato me ushtrime të ndryshme brenda ambientit familjar. Ushtrimet të cilat unë i preferoj këto ditë, janë ushtrimet cardio, ushtrimet në lidhje me peshën, poashtu jam duke i dhënë vëmendje të posaçme ushqimit. Preferoj që këto ditë sa më shumë të konsumoj: ujë, lëngje, fruta e sidomos fruta ekzotike të cilat janë edhe një ndër parandaluesit kryesorë të këtij virusi. Prandaj dhashtë Zoti, siç jemi një popull luftarak, shumë shpejtë ta kalojmë edhe këtë sprovë dhe t’ju kthehemi aktiviteteve tona ditore. Falemnderit të gjithëve, falemnderit AsistiOnline dhe lexuesve të tyre dhe besoj se do të shihemi shumë shpejtë. Mirë u pafshim”.
Valdrin Haxhiu ekskluzivisht për AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.