Basketboll

AGON SELMANI FLET NGA KARANTINA – KA NJË MESAZH PËR QYTETARËT(VIDEO)

(VIDEO + LAJM) Basketbollisti tjetër i KB Trepçës flet nga karantina...

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i skuadrës së Trepçës, Agon Selmani është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.

AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Agon Selmanin i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.

Përshëndetje fansa të basketbollit. Unë jam Agon Selmani lojtar i KB Trepçës, siç e dimë ne se në të gjitha vendet e ndryshme të botës edhe ne jemi duke kaluar një periudhë jete të paimangjinueshme më parë. Mirëpo kjo del të jetë një sfidë e mirë për të ndryshuar mënyrën e mëparshme të jetesës dhe duke qenë më afër familjeve tona, kujdesit të shtuar, pastërtisë dhe higjenës personale si dhe kohë më tepër për ti kushtuar atyre gjërave të cilave nuk ju kemi dhënë kohë të mjaftueshme. Në këtë kohë karantine jam duke kaluar përmes leximit, shikimit të videove basketbollistike, si dhe aktiviteteve të shpeshta fizike. Në fund i përshëndes të gjithë ndjekësit e AsistiOnline dhe ju uroj juve dhe familjeve tuaja shëndet dhe mirësi dhe shpresoj të shihemi në ndeshjet e ardhshme basketbollistike”.

Agon Selmani për AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.