BAJRA: LIGA E PËRBASHKËT DO TË RRISTE RIVALITETIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja e krijimit të ligës së përbashkët në mes Kosovës e Shqipërisë, është komentuar edhe nga trajneri i Bashkimit të Prizrenit, Illmen Bajra.
Në një bisedë me AsistiOnline.com, Bajra tha se liga e përbashkët është vështirë e realizueshme, por që nëse ndodh do të rriste rivalitetin në mes ekipeve.
“Ideja per krijimin e ligës është shumë e mirë, pasi do të ketë mjaftueshëm ekipe dhe besoj se do të ketë më shume rivalitet.
Do të jetë vështirë e realizushme, duke marrë parasysh se kosto e shpenzimveve do të rritet për ekipe dhe gjitha ekipet doemos do duhet të sjellin më shumë përforcime nga jashtë.
Me vetë faktin se do të ketë më shumë ekipe dhe më shumë lojë prej kësaj, besoj se do të përfitojnë më shumë lojtarët vendorë sidomos ata më të rinjë në moshë, nëse ju jepet hapësira.
Ne nuk e dimë ende si do të jetë sistemi i garave dhe se sa lojtarë të huaj do të lejohen të ketë një ekip. Mendoj se ekipet dhe lojtarët e Shqipërisë do jenë përfituesit më të mëdhenjë të kesaj lige në rast se do të realizohet”, tha Bajra.
Komentet janë të mbyllura.