Basketboll

LAKERS THELLOJNË SERINË, PËRGJYSMOJNË RRUGËN PËR TITULL

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e L.A Lakers e ka arritur edhe triumfin e dytë, në finalen e madhe të NBA-së.

Lakers kanë mposhtur për herë të dytë me radhë, ekipin e Miami Heat, por kësaj radhe me rezultat pak më të ngushtë, 124-114, për t’ju afruar kështu synimit kryesor, titullit të kampionit.

Kontribues kryesorë të kësaj fitore të Lakers. Ishin dyshja e zakonshme, LeBron James me 33 pikë, 9 kërcime e 9 asiste, si dhe Anthony Davis me 32 pikë, 14 kërcime e 1 asist.

Ndërsa, tek Heat s’mjaftuan për fitore, Jimmy Butler me 25 pikë, 13 asiste e 8 kërcime, por as Kelly Olynyk me 24 pikê e 9 kërcime.

Ndeshja e tretë e serisë, luhet më 5 tetor në ora 01:30.

Raporti i detajuar i ndeshjes më vonë… Andaj qëndroni me ne!

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.