Basketboll

RAPORTI I ZGJERUAR I FINALES SË DYTË: MIAMI-LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe ndeshja e dytë e finales së madhe të NBA-së, i ka takuar skuadrës nga Los Angjelosi, asaj të Lakers.
 
Ekipi që drejtohet nga Frank Vogel, ka arritur të fitojë ndaj Miami Heat edhe në sfidën e dytë finale edhe pse kësaj radhe me rezultat paksa më të ngushtë 114-124, duke thelluar kështu avantazhin e serisë finale në 2-0.
 
Por si rrjedhi sfida, çerek pas çereku? Në vazhdim mund ta kuptoni përmes raportit të zgjeruar që ka përgatitur AsistiOnline.com, për ju që s’patët mundësi ta shikoni këtë ndeshje të dytë finale.
 
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________
 
Ç1. Ndeshja nisi kujdesshëm me të dyja skuadrat, që i shënonin njëra tjetrës për ta mbajtur baraspeshën dhe deri në 5 minutat e para, ndeshja ishte pothuajse e barabartë, 13-14 por që më pas, skuadra e Lakers paksa u shkëput në rezultat dhe mbylli çerekun e parë me 6 pikë diferencë(23-29).
 
Ç2. Në çerekun e dytë, vazhdoi loja e mirë e Lakers dhe me Miamin që e ndjekte rezultatin, por pa arritur që ta marrë epërsinë, krejt çfarë bënë lojtarët e Spoelstras, ishte afrimi i rezultatit deri në -4(45-49), kur kishin mbetur edhe 4 minuta lojë të periodës së dytë, por Lakers reaguan shpejtë dhe e kthyen dominimin, për ta mbyllur pjesën e parë me 14 pikë diferencë(68-54).
 
Ç3. Në pjesën e dytë, Lakers e filluan çerekun e tretë vrullshëm dhe epërsia e tyre në 5 minutat e parë të kësaj periode arriti deri në +18 pikë, e Miami vazhdonte ndjekjen e rezultatit, për tu munduar që ta zbusë atë, deri në fund të kësaj periode arriti që diferencën e madhe të Lakers ta shkrijë deri në minus 10 pikë dhe çereku i tretë u mbyll, 93-103.
 
Ç4. Ndjekja e rezultatit nga skuadra e Miamit, vazhdoi edhe në periodën e fundit, por pa arritur që ta marrë avantazhin në anën e vetë, sepse Lakers vazhdimisht ishin në minimum +10 pikë, duke e administruar mirë rezultatin dhe në fund me shumë meritë e arritën fitoren e dytë rresht në serinë finale me rezultat, 114-124.
 
Me këtë fitore, L.A. Lakers ngritën epërsinë e serisë finale të NBA-së në 2-0, dhe ndeshja e tretë mes skuadrave luhet më 5 shtator nga ora 01:30 pas mesnatës.

—————————————————————————————————————————————————————————————————- 

Sa i përket më të merituarve në këtë fitore të Lakers, pesë lojtarë të ekipit arritën pikë dyshifrore. Si zakonisht, dyshja e famshme LJ & AD e udhëhoqën ekipin drejt fitores, LeBron James realizoi 33 pikë, 9 kërcime e 9 asiste, ndërsa Anthony Davis pati 32 pikë, 14 kërcime dhe shtoi 1 asist, Rajon Rondo shënoi 16 pikë, ndërsa Kyle Kuzma e Kentavious Caldwell Pope realizuan nga 11 sosh.
 
Tek Miami që luajti pa dy lojtarët kryesorë të skuadrës, Bam Adebayo e Goran Dragiç, për shkak të lëndimeve, poashtu pesë lojtarë arritën pikë dyshifrore. Jimmy Butler ishte më i disponuari me 25 pikë, 13 asiste dhe 8 kërcime, Kelly Olynyk realizoi 24 pikë e 9 kërcime, Tyler Herro pati 17 pikë, Kendrick Nunn realizoi 13 pikë dhe dhe Jae Crowder e mbylli ndeshjen me 12 sosh.
 
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.