Basketboll

RAPORTI I ZGJERUAR I FINALES SË TRETË: MIAMI-LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ndeshjen e tretë të serisë së madhe finale në NBA, Miami Heat e ka arritur fitoren e parë ndaj L.A Lakers, duke i ngjallur shpresat për një rikthim të mundshëm.
 
Heat e kanë mposhtur ekipin e Lakers me vështirësi, 104-115, por shumë vlefshëm sepse e kanë ngushtuar serinë e fitoreve në 2-1 dhe tash mund të shpresojnë për një rikthim eventual të saj.
 
Por si rrjedhi sfida, çerek pas çereku? Në vazhdim mund ta kuptoni përmes raportit të zgjeruar që ka përgatitur AsistiOnline.com, për ju që s’patët mundësi ta shikoni këtë ndeshje të tretë finale.

_______________________________________________________________________________________________________________________

Ç1. Kjo sfidë që në start nisi tejet fuqishëm, me të dyjat ekipet që merrnin epërsinë herë njëra e herë tjetra, kah mesi i kësaj periode fillestare, Miami arriti që të krijojë një epërsi 13 pikëshe, por që deri në fund të saj, Lakers e shkrinë atë në minus vetëm 3 dhe ky çerek i parë u mbyll me rezultat. 23-26 në të mirë të Miamit.

Ç2. Në çerekun e dytë, Lakers fillimisht e barazuan rezultatin në 26-26, por që rezultati ashtu sikurse në çerekun e parë, ndërrohej shpesh me Miamin që ishin bindës në sulmet e tyre dhe mbanin epërsi 3-4 pikëshe konstante e kjo bëri që pjesa e parë të mbyllet me +4 pikë epërsi, për ekipin e Erik Spoelstras(54-58).

Ç3. Me të filluar çereku i tretë i pjesës së dytë, Miami shtoi epërsinë deri në 14 pikë dhe nuk e la kundërshtarin që për afro 5 minuta të shënonte kosh, përkundër kësaj lojtarët e Lakers disi u këndellën dhe deri në fund të periodës e ngushtuan minusin prej 14 pikëve, por jo edhe komplet deficitin dhe kësisoji kjo pjesë-lojë u mbyll me rezultat, 80-85.

Ç4. Loja e fortë mes skuadrave vazhdoi edhe në periodën vendimtare, me Lakers që fillimisht barazuan rezultatin dhe më pas morrën një epërsi dy pikëshe(91-89), por që ishte kjo e tëra nga ta, ngase Miami shpejtë e riktheu kontrollin e ndeshjes dhe përkundër luftës së Lakers, me në krye, fantastikun Jimmy Butler, Miami e administroi mirë ndeshjen dhe në fund triumfoi me plotë meritë, 104-115.

———————————————————————————————————————————————————————-

Përkundër mungesave deçizive në ekip me Goran Dragiç e Bam Adebayo, 5 lojtarë tek Miami arritën pikë dyshifrore: Jimmy Butler ishte i jashtëzakonshëm dhe më i merituari pse Miami e ngushtoi serinë finale, Butler realizoi shifrat magjike, triple-double me 40 pikë, 11 kërcime e 13 asiste, nga 17 pikë shënuan Kelly Olynyk e Tyler Herro, ndërsa 13 pikë pati, Duncan Robinson e 12 sosh i shënoi Jae Crowder.

Tek Lakers s’mjaftuan për fitore, 4 lojtarë me pikë dyshifrore. LeBron James realizoi 25 pikë, 10 kërcime e 8 asiste, Kyle Kuzma e Markieff Morris patën nga 19 pikë, ndërsa Anthony Davis shtoi 15 sosh.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.