Basketboll

VJEN FITORJA E PARË PËR MIAMIN, NGUSHTOHET SERIA FINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Me një super-performancë të yllit të skuadrës, Jimmy Butler, Miami Heat e ka fituar ndeshjen e tretë të serisë finale të NBA-së, ndaj L.A Lakers.

Heat kanë arritur të mposhtin ekipin e Lakers me rezultat përfundimtar prej, 115-104, por shumë të vlefshëm në tentimet e tyre për të shpresuar në rikthim të serisë finale, ndaj Lakers.

Më i merituari për këtë fitore që i jep shpresë rikthimi Miamit, pa asnjë dyshim ishte Jimmy Butler që shkëlqeu në këtë sfidë me shifrat magjike në basketboll, triple-double: 40 pikë, 11 kërcime e 13 asiste, por u dalluan edhe Tyler Herro e Kelly Olynyk me nga 17 pikë secili.

Tek Lakers s’mjaftuan për fitore, LeBron James me 25 pikë, 10 kërcime e 8 asiste, por as Markieff Morris me 19 pikë e 6 kërcime.

Me këtë fitore, skuadra e Miami Heat tashmë e ka ngushtuar serinë e përgjithshme finale të NBA-së, ndaj Lakers në 2-1 dhe ndeshja e katërt mes skuadrave luhet më 7 tetor në ora 03:00.

Raporti i detajuar i ndeshjes publikohet më vonë…

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.