Basketboll

SI DEBUTUAN PËRFORCIMET E BUJSHME TË YLLIT?

Prishtinë(AsistiOnline) – Në fitoren e madhe të Yllit përballë Ponte Prizrenit, rolin kyç sonte e patën transferimet e bëra gjatë merkatos dimërore.

Erjon Kastrati, Elyjah Clark e Gëzim Morina, që të tre përforcimet e bëra luajtën me pikë dyshifrore.

Erjon Kastrati ishte basketbollisti më i dalluar i ekipit, duke luajtur për 40 minuta, arriti që të realizojë, 24 pikë, 8 asiste, 3 kërcime, 1 vjedhje topi e 1 bllokadë.

Amerikani, Elyjah Clark shënoi 19 pikë, por pati edhe 2 asiste e 1 kërcim.

Përforcimi i dytë nga Sllovenia(pas Kastratit), Gëzim Morina luajti me double-double(10pk, 12krc, 1 ast).

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.