Basketboll

PËRFORCIMI I RI I TREPÇËS, ZHVILLON STËRVITJEN E PARË ME EKIPIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përforcimi më i ri i skuadrës së Trepçës, Stavros Toutziarakis tashmë iu është bashkuar skuadrës së drejtuar nga turku, Serhat Sehit në stërvitje.

Në disa fotografi të bëra publike në faqen zyrtare të klubit ‘xehtar’, shihet Toutziarakis teksa është në aksion me ekipin dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të debutojë në ndeshjen me Prishtinën.

Qendra greke është i gjatë 2.10cm dhe vije tek ‘minatorët’ nga elita greke, konkretisht nga skuadra, ”Ionikos Nikaias”, ku në 4 ndeshje të zhvilluara sivjet me ta, ka pasur mesatare prej, 0.5 pikëve, 2.3 kërcimeve e 0.3 asisteve për ndeshje.

Përpos karrierës në shumë skuadra greke, 33 vjeçari nga Florina e Greqisë, ka luajtur më parë në Hungari dhe Suedi, ndërsa me përvojën që ka, pritet të  sjellë siguri të konsiderueshme në trapezin e mitrovicasve.

Me ardhjen e Toutziarakis në ekip, nga Trepça është larguar qendra amerikane, Staphon Blair, si pasojë e mospërmbushjes së pritshmërive ndaj klubit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.