Basketboll

PEJA SQARON LËNDIMIN E DARDANIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës sonte e pësoi disfatën më të thellë të stinorit, duke u mposhtur nga Vëllaznimi i Gjakovës.

Verdhezinjët përpos humbjes së thellë, morën edhe një goditje të pakëndshme, pasi u lëndua lojtari kryesor i ekipit, Dardan Berisha.

Pas ndeshjes skuadra pejane, lëshoi njoftim për lëndimin e Berishës, “Humbje e madhe eshte lendimi i Dardan Berishes i cili ka terhequr muskulin e kembes dhe nuk dihet sa kohe do te mungoj”.

Berisha sonte luajti në 8 minutat e parë të ndeshjes për Pejën, duke kontribuar me 1 asist, 1 kërcim e 1 vjedhje topi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.