Basketboll

RAPORTI SPECIAL I DUELIT TË KATËRT FINAL, QË I DHUROI TREPÇËS FITOREN NDAJ YLLIT (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar dramën e jashtëzakonshme në “13 Qershori” në Therandë duke u kthyer nga të vdekurit për ta afruar rezultatin në seri në 2:1.

Lotët e gëzimit të këtij djaloshi mitrovicas, dëshmojnë më së miri dramën fantastike basketbollistike dhe gëzimin e kësaj fitoreje.   

DRILON HAJRIZI DHE AMIN HOT HERO NË SERINË VENDIMTARE PREJ 13:0

Pa dyshim se hero të kësaj ndeshjeje ishin, Drilon Hajrizi dhe Amin Hot që morën mbi vete përgjegjësinë për ta shpëtuar skuadrën e tyre dhe kur kishin mbetur më pak se 6 minuta lojë, kurse Trepça e kishte disavantazhin më të lartë në kte takim (52:43) realizuan serinë e stuhishme dhe vendimtare prej 13:0.

Time-outi i kërkuar nga trajneri Minqev, doli të jetë pikë kthese në ndeshjen që për mitrovicasit kishte kuptimin e përfundimit të ëndrrës për ta kthyer trofeun në Minatori pas një dekade.

Fillimisht Driloni me dypikëshin e tij (52:45) kurse pas tij Amin Hot me treshe (52:48), paralajmëruan se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen dhe detyruan trajnerin Beqiragiq të kërkon time out.

Megjithatë, pushimi nuk ndihmoi shumë sepse Driloni deëprtoi shënoi dhe u ndal në mënyrë të palejuar duke realizuar edhe gjuajtjen e lirë (52:51) duke afruar rezultatin maksimalisht ndërkohë që Amin Hot lansoi dhe qëlloi edhe treshen e dytë rresht (52:54) për ta shndërruar kte shfaqje në triler të jashtëzakonshëm kurse vulën kësaj serie të stuhishme ia dhe qendra Gordon për ta shndërruar minus 9-shin në plus 4 (52:56).

Adrenalina në 13 Qershorin e mbushur si asnjëherë më parë arriti maksimumin kur Mikaile Tmushiqi qëlloi treshen për ta afruar rezultatin në vetëm 1 pikë (55:56) mirëpo, këto dolën të jenë pikët e fundit në 2 minuta e 12 sekondat finale sepse në vazhdim, nikoqirët huqin të tri tentimet nga loja dhe humbën dy topa kurse nga ana tjetër, Collins (55:57) dhe Hot (55:58) duke qëlluar nga një prej gjuajtjeve të tyre të lira i siguruan fitoren shpesëdhënëse Trepçës pasi që tentimi final i Tmushiqit nuk gjeti cakun dhe dueli u përmbyll me fitore të mysafirëve me rezultat 58:55.

Në zhargonin e tenisit, Ylli e humbi një set meç top dhe rastin që ta mbroj titullin.

Në këtë ndeshje e cila solli shumë emocione dhe kthesa, ku rezultati u barazua 13 herë dhe epërsia ndërroi pronarin 8 herë, hero ishte Drilon Hajrizi  që luajti me 21 pikë e 9 kërcime teksa shtoi edhe 5 asistime dhe vodhi dy topa. Edhe një herë me radhë, luftë të madhe bëri Andreë Gordon që kontribuoi me double-double prej 12 pikë dhe 16 kërcime, shtatë prej tyre në sulm kurse djaloshi që po ashtu kontribuoi në rikthimin e Trepçës me ato dy treshet e tij në fund, Amin Hot e mbylli ndeshjen me 10 pikë.

Nga ana tjetër te Ylli më i miri ishte Dejaun Graff me 14 pikë e 8 asistime.

Dy lojtarët tjerë të vetëm me pikë dyshifrore ishin Tmushiqi që kontribuoi me 13 pikë, prej tyre 3 treshe por nga 11 tentime si dhe Shirko që shtoi 11 pikë, duke shënuar 2 trepikësha … gjithashtu nga 11 tentime .

Një efikasitet i tmershëm i kësja dysheje kurse në kte duel mungoi edhe kontributi i Erjon kastratit, lojtarit kryesor të Yllit që realizoi vetëm 1 pikë dhe pati një natë të tmerrshme duke mos qëlluar asnjë nga 9 tentimet nga loja. Erjoni huqi të gjitha 6 tentimet për dyshe dhe të tri tentimet për treshe    

Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Golden Eagle Yllit, pasi Harris bllokoi qysh në start Gordonin dhe më pas të besuarit e Adis Beqiragiqit patën një seri prej 9-0 ku dy treshe i realizuan Grauff dhe Shirko teksa ky i fundit pos shënimit jashtë zone mori edhe kosh-faul. Skuadra e Trepçes më pas mori iniciativën dhe shënoi një seri të saj prej 13-2 pas tre tresheve rresht të Collins(9-7), Haxhiut(11-10) dhe Hajrizit (11-13) për të kaluar në epërsi prej 13:11. Megjithatë në 3 minuta e gjysmë të radhës mitrovicasit provuan katër gjuajtje për tre pikë dhe dështuan të shënojnë në të gjitha prej tyre teksa Ylli shënoi një seri prej 7-0 për të kaluar në avantazh të 5 pikëve, para se krejt në fund Mike Edëards me dy gjuajtje të lira të vendoste rezultatin e 10 minutëshit, 20:17.

Çerekun e dytë skuadra e Golden Eagle Yllit e nisi me shënimin e Tmushiqit, por pastaj nuk arritën dot të realizojnë në 5 minutat e ardhshme me ç’rast Trepça realizoi 8 pikë rresht për të kaluar në epërsi prej 25:22 dhe për të detyruar trajnerin Beqiragiq të kërkoj time-out. Pas pushimit të shkurtër Ylli u rikthyen në lojë fuqishëm me një seri prej 8-2 duke kthyer epërsinë pas kësaj ngulitje të Harrisit (30-27). Më pas u shënuan vetëm dy pikë nga Gordoni në 37 sekondat e fundit për rezultatin 30:29.

Nëse fillimi i çerekut të dytë ishte i keq për Golden Eagle Yllin, minutat e para nga çereku i tretë ishin të tmerrshme. Vendasit shënuan vetëm një pikë nga gjuajtja e lirë e Graff në 7 minutat e 20 sekondat e para teksa Trepça realizoi 8 pikë për të krijuar epërsinë më të thellë deri ather që ishte +6 mirëpo agjërimin pa pikë të shënuara nga loja të kampionëve aktual e theu me treshe Tmushiqi (34-37) e pastaj Lopicic u ngilit për ta afruar ndeshjen në vetëm një pikë dallim. Pas pak me një super depërtim ishte Dejaun Graff që do barazonte rezultatin në 40:40, por krejt në fund dy gjuajtje të lira i shënoi Purvis për rezultatin 42:40. 

Shirko me dy treshe rresht në fillimin e çerekut të katërt dhe 5 pikëve nga Graff, Ylli pati seri prej 11-1 në fillimin e 10 minutave të fundit për ta ngritur epërsinë në +9 që ishte edhe më e thella për ta dhe për ta detyruar Ljubomir Minqevin të kërkoj time-out urgjent.

Drama dhe spektakli i kësaj ndeshje finale ishte ruajtur për krejt në fund, atëherë kur Trepça realizoi atë serinë e stuhishme prej 13-0 që e përshkruam në fillim të kësaj analize të detajuar dhe në fund Trepça fitoi kte dramë për ta dërguar serinë në ndeshjen e katërt e cila tash luhet të enjten mbrëma , me fillim nga ora 20:30 në “Minatori” dhe transmetohet në K-Sport.   

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.