Basketboll

SONTE NË ASISTIN 497 FLASIN EKSKLUZIVISHT KAPITENËT: VALDRIN HAXHIU (TREPÇA) DHE GËZIM MORINA (G.E.YLLI)

EKSKLUZIVE TJETËR: INTERVISTA ME EDON MAXHUNIN PAS SHPALLJES KAMPION HOLANDE

Sonte në ASIST, kapitenët e dy skuadrave finaliste flasin për tri dneshjet e zhvilluara deri tash dhe parashikojnë ndeshjen e katërt dhe të pestën eventuale.

Fillmisht, ASISTI sjell pamjet e papara në transmetimet e ndeshjeve dy dhe tre, si dhe ajo që ndodhi rreth tyre. Gjitha këto në reportazhin special nga qyteti i Mitrovicës ku u zhvillua finalja e dytë e këtij edicioni dhe gjithahstu nga Theranda.

Pastaj vjen analiza e plotë e ndeshjeve të zhvilluara të enjten në Minatori dhe të dielen në 13 Qershori ku skuadrat mysafire triumfuan ndaj njëra tjetrës

 

Mysafirë special në ASISTIN 497 te Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra janë dy kapitenët e skuadrave finaliste Valdrin Haxhiu i Trepçës dhe Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit. Valdrini dhe Gëzimi gjatë një bisede shumë simpatike dhe interesante analizojnë por edhe ngucin njëri tjetrin.

  • Kush sipas tyre po del të jetë lojtari kyq në këto ndeshje finale?
  • Si ndodhi që Trepça ta fitoj ndeshjen e tretë edhe pse ishte në disavantazh të thellë pak minuta para fundit?
  • Çfarë thonë për atmosferën e krijuar në Mitrovicë dhe Therandë?
  • Si e parashikojnë ndeshjen e katërt që zhvillohet të enjten në Minatori?

Një tjetër ekskluzive sonte, intervista me Edon Maxhunin i cili u shpall kampion i Holandës me ekipin e tij Den Bosch Heroes. Kosovari me nr.7 të dielën i solli titullin kampion skuadrës nga Haga pas plot 7 viteve

Këto dhe shumë më tepër : 5shja dhe MVP, Top Aksionet dhe lajmet më të reja nga NBA në ASISTIN 497 me fillim nga ora 21:00 në Sport 1 (Artmotion) dhe pas mesnates në Klan Kosova

Mos e huqni !

Komentet janë të mbyllura.