Basketboll

SKUADRA E EUROLIGËS EMËRON TRAJNERIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra spanjolles, Baskonia e ka emëruar trajnerin e ri.

Ekipi bask që garon prej vitesh rregullisht në Euroligë, ka njoftuar para pak minutave se ka nënshkruajtur me trajnerin, Joan Penarroya i cili merr zyrtarisht drejtimin e skuadrës.

Joan Penarroya ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Baskonian.

53 vjeçari, ishte në krye të Valencias sezonin e kaluar dhe u lirua javën e kaluar. Periudha njëvjeçare e Penarroyas te Valencia përfshiu arritjen në gjysmëfinale të EuroCup-it dhe në çerekfinalet e play off-it të ligës spanjolle.

Trajneri spanjoll që nga viti 2010 kur e ka nisur zejen e trajnerit, ka drejtuar skuadra si: MoraBanc Andorra, Manresa, Burgos e së fundmi Valencia.

Penarroya që si lojtar kishte një karrierë që i zgjati mbi dy dekada e sivjet do të debutojë si trajner në Euroligë me Baskonian.

Baskonia javën e kaluar u nda me trajnerin kroat, Neven Spahija i cili e drejtoi ekipin në 53 ndeshje në të gjitha garat.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.