Under Header

spot_img

PUBLIKOHET 12-SHJA E KOSOVËS PËR DANIMARKËN, SHUMË MUNGESA DHE VETËM 11 LOJTARË!

spot_img
spot_img

Kosova do të përballet me Danimarkën në udhëtim të enjten, më 30 qershor nga ora 19:00.

Ndeshja është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025. Kujtojmë se takimin e parë e fituan Dardanët në Prishtinë, me rezultat 78:73.

Ekipi i Kosovës të martën (sot) ka udhëtuar drejt Danimarkës, ndërsa është shpallur lista përfundimtare për sfidën ndaj danezëve, ku Dardanët do të paraqiten me disa mungesa, por sidoqoftë nga FBK-ja thonë se angazhimi nuk do të mungojë për këtë sfidë.

Valon Bunjaku dhe Mikaile Tmusiq mungojnë për shkak të lëndimit, ndërsa me lëndime po përballen edhe Gëzim Morina dhe Meriton Ismaili.

Lista përfundimtare: Altin Morina, Amin Hot, Ardit Pepaj, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Fisnik Rugova, Gëzim Morina, Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva, Rron Ukaj dhe Samir Zekiqi.

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds