Basketboll

ZYRTARE: ANDREW GORDON MBETET TE TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Trepçës po vazhdon me intensitet të lartë përgatitjet për edicionin e ri të garave dhe këtë e dëshmojnë më së miri transferet e bëra.

Në vazhdën e këtyre përgatitjeve, ‘xehtarët’ sot kanë njoftuar se kanë vazhduar bashkëpunimin me qendrën amerikane, Andrew Gordon.

Në stinorin që lamë pas në 35 ndeshje me Trepçën ishte prej lojtarëve kryesorë me 11 pikë e 8.6 kërcime për ndeshje.

Gordon i cili është i gjatë plotë 2.08centrimetra. 24 vjeçari i lindur në Cambridge të SHBA-ve, në dy stinorët e fundit(2019/21), ka luajtur me kolegjin amerikan nga NCAA1 ”Louisiana Tech”, ndërsa në edicionin e fundit atje në 26 ndeshje të zhvilluara kishte mesatare prej, 4.8 pikëve dhe 4.0 kërcimeve për ndeshje.

Te Trepça deri tani ka pasur mjaftë risi, ku fillimisht u vazhdua bashkëpunimi me trajnerin bullgar, Lubomir Minchev, derisa në ”Minatori” mbetën lojtarët vendorë: Drilon Hajrizi, Amin Hot, Valdrin Haxhiu e Samir Zekiqi, derisa janë transferuar, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusiq, Jahsim Floyd dhe Clevon Brown.

Trepça në stinorin e ri do të luajë edhe në parakualifikimet e FIBA Europe Cup, gjersa tashmë e ka mësuar kundërshtarin e vet në këtë fazë dhe do të ndeshet me gjermanët e BC Gottingen.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.