TREPÇA PREZANTOI PËRFORCIMIN E KATËRT TË HUAJ PËR STINORIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra mitrovicase e Trepçës sot e prezantoi përforcimin e katërt të huaj për edicionin e ri.
Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan, Adam Grant i cili luan në pozitat fundore dhe është i gjatë 185 centimetra.
Në stinorin e fundit, basketbollisti amerikan figuron si lojtar i skuadrës së Heliopolis në elitën e Egjiptit, por që statistika zyrtare për të nuk gjenden askund.
Para Egjiptit, Grant ka luajtur në kolegjin amerikan nga NCAA1, ”Bryant Bulldogs” për katër sezone duke qenë prej lojtarëve kryesorë aty.
Në edicionin e fundit të kaluar në atë kolegj, Grant kishte mesatare prej 16.3 pikëve, 3.1 kërcimeve e 2.2 asisteve.
Te Trepça deri tani ka pasur mjaftë risi, ku fillimisht u vazhdua bashkëpunimi me trajnerin bullgar, Lubomir Minchev, derisa në ”Minatori” mbetën lojtarët vendorë: Drilon Hajrizi, Amin Hot, Valdrin Haxhiu, Samir Zekiqi dhe Andrew Gordon e janë transferuar, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusiq, Jahsim Floyd dhe Clevon Brown.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.