Basketboll

EDIN KËRVESHI TE RIVALI LOKAL I PONTE PRIZRENIT, RIKTHEHET TE BASHKIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas katër viteve të kaluara te Ponte Prizreni në rolin e asistentit, Edin Kërveshi ka ndërruar ambient.

Në fakt, ish-basketbollisti prizrenas ka shkuar jo më larg se te rivali lokal i Ponte Prizrenit, Bashkimi, tek të cilët është rikthyer pas 8 viteve.

Klubi emblematik i qytetit të Prizrenit në basketboll, Bashkimi ka njoftuar se ka angazhuar në rolin e ndihmës-trajnerëve, Edon Godenin dhe Edin Kërveshin, derisa në rolin e skautit apo analizuesit e ka angazhuar, Elbesar Gështenjën.

Kërveshi në stinorët 2012-14 e kishte udhëhequr Bashkimin në rolin e kryetrajnerit, gjersa në vitet e mëhershme ka qenë edhe lojtar te klubi prizrenas.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.