Basketboll

VËLLAZNIMI ZYRTARIZON LOJTARIN E PARË TË HUAJ DHE ME SHUMË PËRVOJË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e rikthyer sivjet në elitën e basketbollit kosovar, Vëllaznimi e ka zyrtarizuar lojtarin e parë të huaj.

Gjakovarët kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me amerikanin, Preston Knowles, transmeton AsistiOnline.com

Lojtari në fjalë është i gjatë 187 centimetra dhe luan në pozitën e organizatorit.

Skuadra e fundit e Knowles ka qenë ”Mono Vampire” në elitën tajlandeze me të cilët në 14 ndeshje ka pasur mesatare prej 12 pikëve, 5.9 asisteve e 5.6 kërcimeve për ndeshje.

Knowles ka përvojë të madhe në Evropë me Dnipron në Ukrainë, Kaodin në Greqi, Ironi Nes Zionën e Maccabi Ashdodin në Izrael, AEK Larnacën në Qipro, Zarën në Kroaci, Derthonën në Itali etj.

Lojtari në fjalë edicionin e kaluar ishte prezantuar si lojtar i Pejës, por më pas transferi i tij tek ekipi kosovar kishte dështuar për shkaqe ende të panjohura.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.