PRISHTINA ZYRTARIZON LOJTARIN E PARË TË HUAJ, TRANSFERON MVP-NË E LIGËS BALLKANIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka zyrtarizuar transferin e parë të huaj për sivjet.
Kryeqytetasit sot e kanë prezantuar si lojtarin më të ri të tyre, amerikanin Dustin Thomas.
Lojtari në fjalë është i gjatë 203 centimetra dhe te Prishtina vije pas përvojës pozitive me ekipin izraelit ”Ironi Naharyia” me mesatare prej 15.6 pikë, 7.8 kërcime dhe 2.5 asisteve.
Me Ironin, Thomas luajti edhe në Ligën Ballkanike ku u zgjodh për sezonin e rregullt të kaluar, ku më pas ndihmoi skuadrën për ta zënë vendin e tretë në ”FINAL FOUR” në këtë ligë.
Paraqitje fantastike Thomas ka pasur edhe në Ligën e parë të Izraelit me mesatare prej 14.2 pikë, 7.9 kërcime dhe 2.3 asiste duke ndihmuar skuadrën në promovimin në elitën izraelite.
Thomas më parë ka luajtur edhe në Qipro , Finlandë, Francë dhe Izrael.
Prishtina deri tani e ka kompletuar skuadrën me vendorë, gjersa nga të huaj, Thomas bëhet ardhja e parë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.