Basketboll

Hajrizi e Zekiqi dhe Purvis ndaj ish-skuadrave dhe për herë të parë si rivalë mes vete

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi-dueli i xhiros së pestë në elitën e basketbollit kosovar për stinorin 2022-23, nuk është vetëm derbi mes dy ekipeve.

Rivalitet i madh pritet të mbizotërojë edhe në tribina, por edhe në parket, sidomos mes tre individëve që ndeshen me ish-ekipet.

Në të kaluarën, Drilon Hajrizi dhe Samir Zekiqi kanë mbrojtur ngjyrat e Pejës e jo më larg se vitin e kaluar, Rodney Purvis ishte basketbollist i taborit mitrovicas.

Drilon Hajrizi ka mbrojtur ngjyrat e Pejës për afro 4 sezone (2013-16 dhe 2019/20), gjersa Samir Zekiqi ishte paraqitur te Peja në stinorin 2015/16.

Samiri e ka një trofe të fituar me Pejën në vitin 2015, kur e kishte fituar Superkupën e Driloni ka në memorie dy trofe me Pejën, Superkupën e Kosovës me 2015 dhe Kupën e Kosovës në vitin 2020.

Megjithatë mbetet të shihet se cilat do jenë paraqitjet e lojtarëve të lartëcekur në duelin e sotëm i cili pritet të jetë i zjarrtë.

 

Komentet janë të mbyllura.