Basketboll

Polonia e Miliçiqit mposht Bosnjën e Beçiragiqit dhe arrin kualifikimet në Olimpiadë

Prishtinë(AsistiOnline) – Polonia i ka arritur kualifikimet për Lojërat Olimpike 2024 që do të mbahen në Francë.

Ekipi polak që drejtohet nga ish basketbollisti i Trepçës, Igor Miliçiqit, triumfoi në finalen e turneut të mbajtur në qytetin e Gliwices ndaj Bosnje & Hercegovinës me rezultat të ngushtë 72-76.

Të kujtojmë se Bosnje & Hercegovina drejtohet nga trajneri aktual i Trepçës, Adis Beçiragiq dhe sot ishte favorite në letër ndaj polakëve, marrë parasysh rosteret e dy ekipeve, por ja që lufta dhe rezultati flasin ndryshe.

Për të arritur deri në finale të para-kualifikimeve për Olimpiadë, në këtë turne të dyja ekipet zhvilluan nga katër ndeshje dhe vetëm fituesi i finales arriti cakun. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.