Basketboll

Norik Binqe e Wayne Arnold pjesë e skuadrës elitare kroate që drejtohet nga Jeronimo Sarin

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i disa skuadrave kosovare, Jeronimo Sarin prej 1/2 vitesh po udhëheq me klubin kroat, Dubrava – Furnir.

Duket se ai ende e përcjell mirë basketbollin kosovar dhe mban kontakte me komunitetin e këtushëm, pasiqë sivjet është përforcuar me lojtarë nga Kosova, shkruan AsistiOnline.com

Në radhët e Dubravës sivjet pritet të paraqitet amerikani që luajti së fundmi te Ponte Prizreni, Wayne Arnold i cili kishte statistika fantastike në radhët e klubit prizrenas.

Te Dubrava po luan edhe i riu kosovar, Norik Binqe i cili ka qenë pjesë e gjeneratave të teja të Përfaqësueses sonë.

Të dy lojtarët janë parë sot prezent në startin e përgatitjeve të klubit kroat dhe dukeshin tejet në disponim.

Të kujtojmë se Sarin në Kosovë drejtoi Sigal Prishtinën, Bashkimin e Pejën, derisa sivjet gjatë verës ka drejtuar Kombëtaren U20 të Kroacisë për meshkujt.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.