Kanadaja ‘tallet’ me Francën, paralajmëron shtetet e tjera
Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe ndeshja e fundit dhe derbi i ditës së parë në Kampionatin Botëror 2023.
Kanadaja e ka demoluar tërësisht Francën me diferenca ndoshta të pabesueshme në letër 95-65.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte tejet e barabartë (14-18, 29-22), me Kanadanë që shkoi në pushim me avantazh të ngushtë 43-40.
Derisa, dallimi i madh, ofensiva e papërballueshme dhe mbrojtja e hatashme e kanadezëve erdhi në dy periodat e fundit (25-8, 27-17), me ç’rast fitorja nuk u diskutua fare pas kësaj super-pjese të tyre.
Lojtari i OKC Thunder në NBA, Shai Gilgeous-Alexander sonte ishte i pandalshëm me statistikat 27 pikë, 13 kërcime, 6 asiste e 2 vjedhje topash, derisa u ndihmua fuqishëm edhe nga Kelly Olynyk me 18 pikë e Nickeil Alexander-Walker me 12 sosh.
Te Franca, Evan Fournier kishte 21 pikë e Nando DeColo shtoi 12 sosh.
Ndeshjen e ardhshme, Kanadaja e luan ndaj Libanit pasnesër, sikurse Franca ndaj Letonisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.