Ekskluzive: Prishtina e shkarkon trajnerin Urbonas
Prishtinë(AsistiOnline) – Zydrunas Urbonas nuk është më trajner i Sigal Prishtinës.
Kështu ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin kryeqytetas, që kanë bërë me dije se drejtuesit e klubit kanë marrë vendim definitiv për shkarkimin e tij dhe ai nuk është më pjesë e klubit nga dje.
Urbonas udhëhoqi Prishtinën që nga fillimi i këtij edicioni, duke mos mundur të ketë rezultate pozitive, ku Prishtina fillimisht u eliminua në gjysmëfinale të Kupës, gjendet nga mesi i tabelës në Superligë dhe edicionin e ri në BIBL e ka nisur me humbje.
Urbonas i paralajmëruar si trajner i madh te Prishtina, po largohet pa bujë dhe pa suksese.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.