Under Header

spot_img

Prishtina e konfirmon lajmin e AsistitOnline, njofton ndarjen me Zydrunas Urbonas

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas.

AsistiOnline.com konfirmoi në orët e pasditës së sotme, se drejtuesit e klubit bardhekaltër mbrëmë e kanë marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit të tyre dhe ashtu edhe ndodhi.

Prishtinasit vetëm pak orë më pas e konfirmuan ndarjen me të.

”Faleminderit Zydrunas Urbonas! KB Sigal Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas. Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më sot dhe se deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmës-trajneri, Albert Sylejmani”, shkruan njoftimi i klubit bardhekaltër. /AsistiOnline.com/

 

LEXO EDHE

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/11/28/ekskluzive-prishtina-e-shkarkon-trajnerin-urbonas/?fbclid=IwAR0MPm2Y92PLoDuabRFxLME-ztblCdg96neUZYbTjdOtNJrVhO-VkdwJuLE

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/11/28/ky-trajner-pritet-ti-drejtoje-kryeqytetasit-ndaj-trepces/?fbclid=IwAR2tOJ6eSi5vuuQOM88zh2POPGWTNyuj5yNY_2cSd4WXguUPZkT-EpYImG0

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme