Basketboll

Tifozët e Prishtinës e kërkojnë për trajner Andin Rashicën

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina sot njoftoi për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas.

E postimin për këtë njoftim e kanë vërshuar komentet e tifozëve të klubit, që Andin Rashica të emërohet kryetrajner i klubit.

Sipas tyre, askush nuk e njeh dhe nuk e do më shumë Prishtinën, sesa ai që për vite me rradhë kishte postin e trajnerit dhe kryetrajnerit në klubin bardhekaltër.

Andin Rashica trajner sa ma shpejtë. I ka ardh vakti Andin Rashicës. Andin Rashica trajner i ardhshëm“, janë disa prej komenteve në faqen zyrtare të klubit.

Të kujtojmë se Rashica në të kaluarën kishte fituar edhe trofe me Prishtinën, madje me përbërje 100% vendore. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.