Prishtina dhe Trepça sonte zhvillojnë derbin e mbetur, pritet spektakël i madh
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet derbi i madh i basketbollit kosovar mes Prishtinës dhe Trepçës.
Duel ky i vlefshëm për xhiron e nëntë, por i shtyer me kërkesën e mitrovicasve që deri javën e kaluar luajtën në grupet e FIBA Europe Cup.
Në duelin e parë të stinorit mes këtyre dy ekipeve sivjet, kishte fituar Trepça në ”Minatori” 78-66, derisa ”xehtarët” sivjet e kanë mposhtur ekipin bardhekaltër edhe në gjysmëfinale të Superkupës 68:55.
Në Superligë, Trepça aktualisht gjendet e para me shtatë fitore e dy humbje, derisa Prishtina pozicionohet si ekipi i pestë me 5 fitore dhe 4 humbje.
Ndeshja starton nga ora 19:00, luhet në palestrën ”1 Tetori” në kryeqytet dhe transmetim direkt ka në KSport.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.