Prishtina me deklaratë zyrtare për gjyqtarët, thotë se vendorët duhet të kenë përparësi
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina sonte ka lëshuar deklaratë zyrtare rreth çështjes së referimit për ndeshjet e play off-it.
Ekipi prishtinas ka thënë se pllejofi, sikurse edhe të gjitha ndeshjet tjera të sezonit, duhet të gjykohen nga gjyqtarët me integritet të plotë moral dhe me autoritet të lartë profesional, e kjo garanton gjykim të drejtë.
Sipas tyre me plotësimin e këtyre kushteve përparësi për ta duhen të kenë gjyqtarët vendorë.
Në deklaratë është përmendur edhe suspendimi i gjyqtarëve grekë nga FIBA e që sipas tyre është rast i freskët me të cilin dëshmohet se tendencat e këqija antisportive dhe korruptive nuk lidhen me nacionalitetin, por me integritetin moral të atyre që për obligim duhet ta kenë ndarjen e drejtësisë dhe kurrsesi favoret e bastoret.
Nga Prishtina kanë kërkuar transparencë të plotë, madje kanë propozuar që gjyqtarët të jenë pjesë e shortit në praninë e mediave dhe të dihet saktë se kush janë ata.
Në fund të deklarimit të Prishtinës thuhet se gjyqtarët vendorë duhet të kenë përparësi. /AsistiOnline.com/
Deklarata e plotë e Prishtinës:
Komentet janë të mbyllura.