Gjermania bindëse ndaj Lituanisë, siguron kualifikimin tutje

0
93

Gjermania ka treguar forcën e saj edhe njëherë në EuroBasket 2025, duke mposhtur bindshëm Lituaninë me rezultat 107–88 në Tampere. Me këtë fitore, kampionët e botës u bënë skuadra e parë që siguron vendin në fazën e 1/16-ve.

Gjermanët e nisën ndeshjen furishëm me një seri 16–2 në çerekun e parë, duke ndërtuar një epërsi që nuk e lëshuan më deri në fund. Ylli i takimit ishte Daniel Theis, i cili shënoi pa gabuar në gjuajtje – 23 pikë në vetëm 21 minuta. Përkrah tij shkëlqyen Dennis Schröder (26) dhe Franz Wagner (24), që së bashku realizuan 50 pikë. Edhe Andreas Obst kontribuoi me 15 pikë, të gjitha nga vija e tresheve.

Gjermania dominoi në efikasitet, duke realizuar plot 19 treshe dhe duke shfrytëzuar maksimalisht gabimet e Lituanisë, e cila humbi 18 topa.

Nga ana tjetër, te Lituania më efikasi ishte Rokas Jokubaitis me 20 pikë, ndërsa Jonas Valančiūnas shënoi 14 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Gjermania ka bilanc 3–0 duke e arsyetar epitetin e favoritit deri tash.

Lituania, tash me bilanc 2–1 në ndeshjen e rradhës përballet me Finlandë në një takim që mund të jetë përcaktues për ecurinë e tyre.