Trepça thellë ndaj Rahovecit 029, mbron kreun e tabelës
Trepça ka shënuar fitore shumë të thellë në udhëtim ndaj Rahovecit 029, duke triumfuar me rezultat 57-110, me një diferencë prej 53 pikësh, dhe ka mbrojtur pozitën e parë në tabelë.
Mitrovicasit dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke i fituar të gjitha periodat: 11-32, 16-23, 11-24 dhe 19-31, pa i lënë hapësirë vendasve për reagim.
Koshashënuesi më i mirë te Trepça ishte Jacori Payne me 20 pikë, i ndjekur nga Mustapha Amzil me 18 pikë, ndërsa Shawn Jones dhe Drilon Hajrizi shtuan nga 15 pikë secili. Te Rahoveci 029, më efikasi ishte Julian Roche me 12 pikë.
Pas kësaj fitoreje, Trepça numëron 10 fitore dhe 3 humbje, ndërsa Rahoveci 029 mbetet me 5 fitore dhe 8 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Rahoveci 029 do të jetë mysafir i Golden Eagle Yllit, ndërsa Trepça në Mitrovicë e pret Sigal Prishtinën. /AsistiOnline.com/


