Under Header

spot_img

Golden Eagle Ylli arrin fitore të rëndësishme ndaj Borës

spot_img

Golden Eagle Ylli ka shënuar sonte fitore shumë të vlefshme ndaj Borës në udhëtim me rezultat 71:86.

Therandasit e bënë dallimin në pjesën e parë, ku çerekun e parë e fituan 14:21, derisa edhe më të mirë ishin në periudhën e dytë, 10:21, për të shkuar në pushim me shifrat 24:42. Në pjesën e dytë, prishtinasit tentuan rikthimin, por mysafirët menaxhuan mirë lojën dhe fituan me 15 pikë dallim, 71:86.

Tyler Cheese shënoi 13 pikë për vendasit, ndërsa te mysafirët Trevon Allen shënoi 20 pikë, kurse Gëzim Morina kishte 17 pikë e shtatë kërcime.

Bora ka pesë fitore e tetë humbje, derisa Golden Eagle Ylli numëron katër fitore e tetë humbje.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme