Bashkimi ka shënuar një fitore të madhe sonte në udhëtim ndaj Pejës, pas dy palë vazhdimesh, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në palestrën “Karagaç”, ku u realizuan gjithsej 237 pikë.
Ndeshja u vendos vetëm në sekondat e fundit. Bashkimi arriti ta dërgojë takimin në vazhdime falë trepikëshave vendimtare të Kyan Anderson, Meriton Ismailit dhe Lejson Zeqirit, të realizuara njëra pas tjetrës në momentet e fundit të kohës së rregullt.
Drama vazhdoi edhe në vazhdimin e dytë, kur Tajh Green i Pejës shënoi dy pikë në sekondën e fundit, duke e çuar sërish ndeshjen në vazhdime.
Megjithatë, në vazhdimin final, Bashkimi tregoi më shumë qetësi dhe arriti ta rrëmbejë fitoren.
Te Bashkimi u dalluan Kyan Anderson me 29 pikë dhe Lejson Zeqiri me 22, ndërsa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Isiah Cousins me 21 pikë dhe Meriton Ismaili me 17 të tjera.
Te Peja, më efikasi ishte Tajh Green me plot 35 pikë, ndërsa Musab Mala shtoi 18.
Pas 13 xhirove të zhvilluara, Bashkimi numëron 9 fitore dhe 4 humbje, ndërsa Peja ka bilanc prej 8 fitoresh dhe 5 humbjesh. /AsistiOnline.com/



