Under Header

spot_img

Bashkimit i lëndohet lojtari kryesor

spot_img

Bashkimi ka marrë një tjetër goditje në këtë fazë të sezonit, pasi një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Kyan Anderson, ka pësuar lëndim.

Klubi prizrenas vazhdon të përballet me lëndime të shumta të lojtarëve, duke e vështirësuar stabilitetin e ekipit.

Sipas informacioneve të fundit, basketbollisti 33-vjeçar pritet të mungojë për disa javë, duke mbetur jashtë parketit në një periudhë të rëndësishme të garave vendore.

Mungesa e Anderson pritet të ndihet ndjeshëm te Bashkimi, duke marrë parasysh rolin e tij si një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Pavarësisht kësaj situate, ekipi prizrenas mbetet i fokusuar në objektivat e sezonit dhe synon të vazhdojë garën për trofetë në basketbollin e Kosovës.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme