Under Header

spot_img

Finalja e Kupës së Kosovës sonte në Rahovec: Trepça – Bashkimi

spot_img

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën: KB Trepça dhe KB Bashkimi.

Ky duel vjen si një reprizë e finales së vitit të kaluar, ku po këto dy ekipe u ndeshën për trofeun, me Trepçën që doli fituese. Rivaliteti mes tyre ka vazhduar edhe këtë edicion, me mitrovicasit që aktualisht mbajnë vendin e parë në tabelën e Superligës, ndërsa Bashkimi i ndjek nga afër në pozitën e dytë.

Pritet një përballje e fortë dhe me intensitet të lartë, duke marrë parasysh formën që kanë treguar të dy skuadrat gjatë sezonit, si dhe rëndësinë që ka kjo finale për vazhdimësinë e garave.

Ndeshja zhvillohet në Rahovec, në palestrën Mizahir Isma, me fillim nga ora 19:30, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.

E gjithë vëmendja sonte do të jetë e drejtuar nga Rahoveci, ku do të mësohet fituesi i trofeut të Kupës së Kosovës për këtë edicion. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme