Under Header

spot_img

HISTORIKU I KUPËS SË KOSOVËS: Trepça dhe Bashkimi në finalen e 33-të

Trepça për Kupën e nëntë dhe Bashkimi për të dytën

spot_img

Shumë histori, shumë beteja në të kaluarën, rivalitete fantastike dhe pa dyshim, shumë simbolikë ka dueli i sotëm, në fund të cilit do të mësojmë edhe emrin e fituesit të trofeut të parë për vitin 2026 .
Që nga vitit 1991/92 dhe pavarësimi i basketbollit kosovar, kjo është finalja e 33-të e Kupës së Kosovës
6 finale janë mbajtur para luftës dhe 26 pas luftës.

Kupën e parë të basketbollit të pavarur kosovar në vitin 1992 e kishte fituar Vëllaznimi.
Në 6 finalet e zhvilluara gjatë viteve të 90-ta, viteve të okupimit dhe represionit të egër serb në Kosovë, Peja fitoi 3 kupa, Vëllaznimi 2 dhe Trepça 1 Kupë.

Pas luftës, sikurse thash, u zhvilluan 26 finale dhe aty dominoi absolutisht Sigal Prishtina duke fituar 15 trofe, Trepça i shtoi edhe 7, Peja edhe 3 kurse Bashkimi e fitoi 1 dhe atë para plotë një çerek shekulli në vitin 2001.

Në 32 finalet e deritashme, rekordin me 15 Kupa të fituara e mbanë Sigal Prishtina.

Trepça është e dyta me 8 kupa të fituara ku 4 prej tyre erdhën në katër edicionet e fundit pasi aktualisht mitrovicasit janë fitues të katërfishtë rresht dhe sonte po e synojnë trofeun e pestë rresht dhe po e ndjekin rekordin e prishtinasve prej 6 kupave rresht të fituara nga viti 2005 deri 2010.

Peja është skuadra e tretë më e suksesshme në ktë garë me 6 kupa të fituara, 3 para dhe 3 pas luftës

Vëllaznimi, fituesi i edicionit të parë dhe inaugurues të Kupës së Basketbollit të Pavarur Kosovar në vitin 1992, kupën e dytë e fitoi në vitin 1996 para plot 30 viteve për t’u bërë kështu skuadra e katërt më e trofeshme e kësaj gare prestigjioze

Dhe krejt në fund, listën e pesë skuadrave të vetme fituese të Kupës së Kosovës e mbyll finalisti i sotëm, klubi më i vjetër në vendin tonë, Bashkimi i cili e ka fituar 1 herë ktë trofe dhe atë në vitin 2001.

Për Trepçën përndryshe është kjo finalja e 14 e Kupës së Kosovës ku i ka fituar 8, prej tyre 4 rresht të fundit kurse nga ana tjetër, që nga vmetësimi në vitni 1991/92 për Bashkimin është kjo finalja e 10 jubilare ndërsa ka arritur ta ngris trofeun vetëm 1 herë para një çerek shekulli

Pra, shumë histori, shumë simbolika dhe mbetet të shihet nëse Trepça do ta fitoj të pstën rreshtë apo Bashkimi të parën pas plot 25 viteve. Duhet theksuar se në po ktë palestër, para 3 viteve, Trepça mposhti Prishtinën në finalen e vitit 2023 kurse Bashkimi nuk e ka luajtur asnjë finale në ktë palestër. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme