Para finales së sontme të Kupës së Kosovës ndaj KB Trepça, një lajm pozitiv vjen nga kampi i KB Bashkimi.
Skuadra prizrenase pritet të ketë në dispozicion edhe Kyan Anderson, i cili për një periudhë të gjatë ishte jashtë parketit për shkak të një lëndimi. Anderson tashmë prej disa ditësh është rikthyer në stërvitje me ekipin dhe ka marrë pjesë në përgatitjet para finales.
Megjithatë, mbetet në dorën e trajnerit vendimi nëse ai do të aktivizohet sonte. Aktivizimi i tij do të varet nga vlerësimi i stafit teknik dhe nevojat taktike gjatë ndeshjes.
Rikthimi i mundshëm i Andersonit konsiderohet një shtesë e rëndësishme për Bashkimin në një duel të fortë dhe me peshë të madhe, ku përballë do të ketë liderin aktual të Superligës dhe fituesin e Kupës së edicionit të kaluar. /AsistiOnline.com/



