Basketboll

PJESA E PARË: PRIZRENI RRËMBEN AVANTAZHIN NDAJ PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Prizreni-Peja e vlefshme për xhiron hapëse të pranverës në basketbollin kosovar.

Pas pjesës së parë, po avancon skuadra vendase e Prizrenit me rezultatin e ngushtë 50-47.

Tek Prizreni po dallohen, Wolford e Nichols me nga 9 pikë.

Tek Peja u dalluan, Dardan Berisha me 21 pikë e Drilon Hajrizi me 13 sosh.

Komentet janë të mbyllura.