Basketboll

SAMIR SHAPTAHU PËR ASISTIONLINE, KOMENTON LIGËN E PËRBASHKËT SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë në histori të basketbollit të Kosovës, Samir Shaptahu ka folur ekskluzivisht për AsistiOnline.com, për ligën e përbashkët me Shqipërinë.

Shaptahu që ka prejardhje nga trevat shqiptare në Mal të Zi, tha se personalisht e përkrah idenë për formimin e kësaj lige dhe është një projekt i shkëlqyer.

Personalisht mendoj që është ide e shkëlqyshshme. Niveli i basketbollit në Kosovë dhe në Shqiperi, duhet pranuar se është shumë i ulët. Me krijimin e ligës së përbashkët mund të bëhet një ligë e fuqishme. Mendoj se edhe zyrtarët e klubeve tona do sjellin lojtarë cilësorë në ekipet e tyre. Unë gjithmonë kam qenë për atë që të krijohet një ligë e përbashkët me Shqipërinë. Por tjetër është dëshira e tjetër është mundësia”.

Tutje, Samiri tha që nëse veç krijohet kjo ligë edhe ekipet përqëndrimi e puna e lojtarëve, por edhe klubeve do të jenë më të mëdha.

Shpresoj fuqishëm se të dyja Federatat do ta bëjnë të pamundurën që kjo realizohet. Sa i përket sukseset sigurisht se do të ketë, sepse edhe lojtarë që do të luajnë në këtë garë nëse realizohet do të përqëndrohen edhe më shumë e gjithashtu edhe klubet”.

Samir Shaptahu ka disa vite që është pensionuar nga basketbolli aktiv dhe është zhvendosur me familje në Amerikë, atje ku jeton dhe vepron. /AsistiOnline

Komentet janë të mbyllura.