Basketboll

KRYENDESHJA E XHIROS, LUHET SONTE NË ”SEZAI SURROI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida kryesore e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, zhvillohet sonte në Palestrën e zjarrtë, ”Sezai Surroi” në Prizren.

Ponte Prizreni dhe Peja, dy skuadrat që sivjet po lufttojnë me ngulm për trofe, deri tani kanë grumbulluar nga 27 pikë, 11 fitore dhe pesë humbje. Skuadrat janë në formë të mirë dhe kjo pritet të bëj edhe më interesante këtë përballje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 17

E shtunë

17:00 – Ponte Prizreni – Peja.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.